Vrau 82 vjeçarin 5 vite më parë, arrestohet autori
Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur më 22.11.2015">2015, në qytetin e Fierit, duke arrestuar autorin e vrasjes së 82-vjeçarit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015">2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën "Arrest në burg" për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vrasja me paramendim".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtuar më 16/10/2020, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori