Operacioni Forca e Ligjit edhe ditën e sotme i ka nisur kërkesat me
shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 7 personave të
dënuar për vepra të ndryshme
penale.
Bëhet fjalë për Amant Sadikaj, Sinan Prenika, Anxhelo(Fatjon) Demiri, Eduart Karaj, Alfred Lleshaj, Sokol Djegesina (Pjollaj) dhe Edmond Mamushi.
Këta shtetas, ashtu sikundër dhe personat e mëparshëm kanë në dispozicion 48 orë për tiu përgjigjur të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
OFL, 26 nëntor
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të
dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me
shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. S., banues në Fier, i
dënuar për
veprën penale “Trafikimi i
narkotikëve”, i mbetur në tentativë;
S. P., banues në Fier, i
dënuar në Itali për
veprën penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”;
A.(F.) D., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
E. K., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vjedhja me armë”;
A. Ll., banues në Kurbin, i
dënuar për
veprën penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”;
S. D.(P.), banues në Shkodër, i
dënuar për
veprën penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”;
E. M., banues në Përmet,
dënuar për
veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me
shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 13:36