"Vrasje nga Kryeministria, shteti në alarm", titujt e gazetave sot një dekadë më parë

21 janari është një prej ditëve tragjike në memorien tonë shtetërore e shoqërore. Me dallime, por në thelb me viktima...

Posted by Afrim Krasniqi on Thursday, January 21, 2021
21 janari edhe pse duhej të ishte një ditë që do t'i jepte një kthesë tjetër demokracisë në Shqipëri, vërtetoi edhe njëherë se edhe nëse kalojnë dekada, drejtësia nuk vihet në vend.

4 qytetarë protestues u vranë në shesh në 21 janar dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në atë ditë terrori për Tiranën.

10 vite më parë u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët u shpallën "Dëshmorë të Atdheut", por akoma nuk kanë gjetur qetësi dhe drejtësi.

Politologu Afrim Krasniqi ka publikuar ditën e sotme faqet e para të gazetës sot një dekadë më parë, të cilat si një arkivë e gjallë tregojnë situatën e rëndë të asaj dite. /albeu.com/


"Vrasje nga Kryeministria, shteti në alarm", titujt e gazetave sot një dekadë më parë

Shtuar më 21/01/2021, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori