Vrasja në Shkodër, mjeku u qëllua me tre plumba në sy të djalit
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi që ndodhi në oret e para të mengjesit të sotëm në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ne lagjenQemal Stafa” të qytetit rreth orës 00:00.

Ilir Alija 40-vjec, me profesion mjet ka mbetur i vrare pas nje debati me komshiun e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 24:00 ne lagjenQemal Stafa” ne Shkoder, raporton gazetari i “Panorama”.
Autori i ngjarjes eshte Dritan Ymeri, nje 26 vjecar te cilin policia ende nuk e ka arrestuar. Viktima dhe autori jetonin ne nje ndertese 3 kateshe ngjitur me njeri-tjetrin.

Ilir Alija ka qene duke bere disa punime ne katin e trete por.nuk ka gjetur dakordsine e autorit te vrasjes. Gjate dites palet kane debatuar.

Me pas rreth ores 24:00 Dritan Ymeri ka prishur nje pjese te punimeve qe po bente 40 vjecari.

Ne keto momente Ilir Alija eshte zgjuar nga gjumi dhe ka dale jashte per te biseduar. Biseda mes tyre ka perfunduar me ofendime dhe ne ate moment Dritan Ymeri ka qelluar me tre plumba ne koke Ilir Aline.

Vrasja e 40 vjecarit eshte bere ne pranine e djalit te tij 15 vjecar dhe nenes se tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjenQemal Stafa”, te “Ish Dekori”.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:
Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.

Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj. /albeu.com/


Shtuar më 01/07/2017, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori