Vrasja në ish-Bllok, njëri nga autorët iku me taksi
Ka shkaktuar një rrëmujë të madhe vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Ervin Mata, Fabjol Alushi, dhe Merviol Bilo janë tre personat të cilët policia i ka shpallur në kërkim.

Gazetari Artan Hoxha tha se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat gjenden përreth zonës ku ndodhi ngjarja.

“Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje”, u shpreh Artan Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2018, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori