Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në
burg të akuzuarin për vrasje Paris
Xhihanin pasi nga provat materiale të grumbulluara në vendngjarje si dhe nga videot e siguruara nga grupi hetimor, konfirmohet se ka qenë autor i
vrasjes me sende të forta të Gjergj Almasit dy ditë më parë në lagjen “Zinxhira”.
Prokurori i çështjes Julijan Çafka ka paraqitur prova sipas tij të pakundërshtueshme të momentit të
vrasjes së 35-vjecarit Almasi nga ana e Xhihanit.
Megjithëse avokati i të pandehurve Shpëtim Meçi ka kërkuar një vendim më të lehtësuar, gjyqtarja e çështjes Blerta Çibuku ka dhënë masën
burg pa afat për
Xhihanin dhe për bashkëpunëtorin e tij në këtë ngjarje Andon Ahmeti, ndërkohë që janë lënë me detyrim paraqitjeje dy adoleshentët Niko Xhihani dhe Vasil Mehmeti për shkak të moshës minorene.
Shtuar më 18/07/2020,
ora 10:42