Vrasja në Borsh, ja si u kapën nëpër ferra 2 nga autorët (VIDEO)
Pas vrasjes, 30 forca policie janë përfshirë për kapjen e autorëve. Njëri prej tyre u kap në banesë, ndërsa dy të tjerë u kapën në një zonë të pyllëzuar, ku edhe fshiheshin, në fshatin e Kudhës.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit maksimal të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy shtetasit e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.07.2017, rreth orës 00:40 në fshatin Borsh dhe konkretisht:

– Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.

– Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia’, si u arrestuan natën në banesë autorët e krimit në Borsh

Zbardhen detaje nga ngjarja tragjike në Borsh, ku nje sherr masiv mes te rinjsh i mori jeten nje 31-vjecari dhe plagosi tre te tjere.

borsh

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë te tre autoret e dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë”- njofton policia.

Me pas, ka njoftuar se ka arrestuar edhe dy personat qe i shpalli ne kerkim, shtetasit N.H.20 vjeç dhe Xh.M.

Ngjarja

Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.

Te plagosur

Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:

– P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh

– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Hetimet

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale parashikuar nga nenet 79 /dh, 22 dhe 25 të Kodit Penal.
Shtuar më 26/07/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori