Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në
Bllok mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbveti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest në burg 30 ditë’ për
Ervis Martinajn, i cili dyshohet si i përfshirë në këtë
konflikt.
Së fundmi biznesmeni
Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.
Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim, megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një
konflikt të mëparshëm mes palëve. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018,
ora 14:20