Eldi
Dizdari ose siç njihet ndryshe nga rrethi miqësor si Denis Matoshi, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës, me qëllim sqarimin e rolit të tij në
ngjarjen e rëndë, ku ndodhi masakra e 4 tetorit 2018, në ish-bllok.
Pikërisht në këtë ngjarje u plagos Ervis Martinaj, Eljo Hato dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha.
Dizdari, që rezulton të jetë dhe burri i ish-miss Shqipëria, Suada Sherifi, besohet të jetë njeriu kryesor që ka sjellë
ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Fabian Gaxha, pasi ai së bashku me disa persona të tjerë, është konfliktuar në trotuarin para lokal “Monopol” me
Ervin Mata, të fejuarin e këngëtares Elvana Gjata, shrkuan Shqiptarja.com.
Nga të dhënat e mbledhura dyshohet se Eldi
Dizdari, ka qenë shok i ngushtë me
Ervin Matën, dhe kanë qëndruar së bashku për një kohë të gjatë në Hollandë dhe Belgjikë.
Dizdari njihet si kushëri i parë i Arbër Çekaj, biznesmenit të arrestuar në Gjermani për trafik kokaine.
Krisja mes Dizdarit dhe
Mata ka qenë pikërisht hatërmbetjet për borxhet financiare dhe për pasojë, kanë filluar të akuzojnë njëri-tjetrin për shuma eurosh të pashlyera.
Madje siç mësohet, dyshohet se
Dizdari i ka vendosur gjoba financiare
Ervin Matës dhe ka ushtruar presion mbi të në mënyrë që të kryente pagesat, por një gjë e tillë nuk është realizuar nga
Mata.
Sipas burimeve nga policia
Dizdari ndodhet në Shqipëri, ndërkohë dyshohet se ai disponon tre pasaporta me emra të ndryshëm, ku njërën e ka të kombësisë shqiptare dhe dy kosovare.
Shtuar më 02/12/2018,
ora 10:50