Vrasja makabre e studentes, shqiptari i kërkoi grekut ta çonin në spital, por ai e hodhi në det
"Unë i kërkova ta dërgojmë në spital, por ai tha se duhej të shpëtonim prej saj duke e hedhur diku".

Ky është rrëfimi i 19 vjeçarit shqiptar në lidhje me vrasjen e studentes greke në Rodos, ku aktori kryesor ishte një 21 vjeçar grek, raporton Albeu.com.

Policia ka arritur në përfundimin se ishte 21 vjeçari grek ai që qëlloi fillimisht me sende të forta në kokë studenten duke bërë që ajo të humbë ndjenjat pasi kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Pas këtij momenti, vajza i ka kërkuar atyre që ta dërgojnë në spital, por pavarësisht ngulmimit të 19 vjeçarit shqiptar, i riu grek vendosi që ta hedhë në det.

"Nëse vajza do të ishte dërguar në spital ajo mund të kishte shpëtuar. U konstatua se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e mbytjes", deklaron Mjekësia Ligjore e Greqisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2018, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori