Vrasja e
Myderi Verdha në qytetin e Pogradecit është kryer nga tre
persona. Këto janë të dhënat e para nga kryerja e ekspertizës e cila nxjerr se ndaj makinës së tij kanë qëlluar tre armë zjarri. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me gjetjen e këtyre autorëvë.
Myderi Verdha u qëllua dy ditë më parë në aksin
rrugor Korçë-Pogradec, në Qafë Plloçë ku në trupin e tij janë gjetur 12 plumba që i shkaktuan 50 vjeçarit vdekjen e menjëhershme. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012,
ora 11:48