Vrasja e terroristit grek, Ministria e Jashtme helene thërret me urgjencë ambasadoren shqiptare
Greqia vijon të mbaj qëndrim të ashpër për vrasjen e terroristit grek nga RENEA ditën e djeshme.

Sipas asaj që shkruan portali grek "Kthimerini", Ministria e Jashtme greke vazhdon të mbajë qëndrim protestues për vrasjen e Konstantinos Katsifas.

Gjtihashtu raportohet se ditën e sotme ambasadorja shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari u thirr në Ministrinë e Jashtme greke lidhur me ngjarjen në fjalë.

E përditshmja greke shkruan mes të tjerash se deri më tani nuk ka dëshmi apo prova lidhur me ‘betejën e armatosur që ndodhi në Gjirokastrës.

"35-vjeçari Katsifas u vra nga policia shqiptare pas ngritjes së flamurit grek’- shkruan gazeta greke, ndërsa citon burimet e policisë greke. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2018, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori