Vrasja e peshkatarit në Vlorë, ja kush janë ekzekutorët
Policia e Shtetit ka zbardhur emrat e dy shtetasve të cilët thuhet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer ekzekutimin e peshkatarit Hyqmet Nexhipi, vrasje kjo e kryer më 23 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit të policisë, pas një hetimi të gjatë dhe bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë në Vlorë u arrit identifikimi i dy shtetasve që dyshohen si fajtor për vrasjen.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Flobenc Gega i cili gjatë arrestimit mbante me vete edhe nj• pistoletë të tipit "Glock".

Dyshohet se Gega ka siguruar të gjitha kushtet dhe mjtet për vrasjen e Hyqmet Nexhpit, kurse ekekutimi i 52 vjeçarit u krye nga ana e Deison Nallbanit.

Ekzekutimi i Nexhpit u krye më 23.01.2016 pranë karburant "Vola" në lagjen "Pavarësia" me anë të një arme tip "Automatik" dhe duke përdorur një mjet me targa greke.

Porositësi i vrasjes së Hyqmet Nexhipit, Florenc Bega rezulton person me precedent penal.

Ai ishte dënuar për një sërë veprash të rënda si grabitja në Itali dhe në Belgjikë dhe jo pak, por 180 grabitjeve me armë me dhunë.

Florenc Bega ishte dënuar në Belgjikë dhe në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal, për pjesëmarrje në aktivitet narkotikësh, për favorizim prostitucioni dhe vrasje e kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq që ishte edhe në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Gjermani për "plagosje" dhe "Grabitje". /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori