Gjykata e
Vlorës ka lënë në
burg tre
autorët e dyshuar për vrasjen e kreut të njësisë administrativë Kotë, Argjil
Gjoka.
Ata janë Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj. Të 3
autorët e vrasjes rezultojnë të afërm me njëri-tjetrin. Administratori
Gjoka u vra pasditen e 11 qershorit sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryheshin disa punime.
Ai u qëllua me armë në gjoks dhe ndërroi jetë në spitalin e
Vlorës. Po kështu në konfliktin me armë midis disa personave mbeti i plagosur dhe një 19-vjeçar.
Shtuar më 15/06/2019,
ora 10:55