Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, jepet vendimi për Rusin, Shullazin dhe Ymerin
Gjykata Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" dhënë nga shkalla e parë për
Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin, të dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe
Vajdin Lames
ngjarje te ndodhura në shkurt te vitit
2005">
2005.
Avokati i Lul Berishes dhe
Indrit Rusit, Detar Hysi, shprehet se rezervon te drejten për të folur me median pë shkak te sekretit hetimor.
Ndërkohë, për këtë
ngjarje në Kosovë është arrestuar edhe
Indrit Taullau, ndërsa në Dubai si i dyshuar në këto
ngjarje u arrestua Plarent Dervishaj.
Si ndodhen vrasjet
Vrasja e parë ndodhi në datën 26.02.
2005">
2005, ku rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri Klodjan Saliu, i cili po lëvizte me makinën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri ka mbetur i vdekur shtetasi Klodjan Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.
Ngjarja e dytë është ajo e datës 27.02.
2005">
2005, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse, kanë gjetur vdekjen shtetasit
Vajdin Lame dhe A. Arsi. Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte viktima
Vajdin Lame, me adresë Kulla Nr.2, Lagja nr.9, rruga “Dervish Hima”, Tiranë.
Shtuar më 30/12/2020,
ora 11:50