Vrasja e Indrit Çelajt për ujin e kondicionerit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 4 të arrestuarit
Prokuroria ka dërguar në Gjykatën Penale të Tiranës kërkesën për masën e sigurisë për katërarrestuarit, në lidhje me vrasjen e Indrit Çelajt në Tiranë, dy ditë më parë.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për katërarrestuarit. Ndërkaq, masa për katërarrestuarit pritet të jepet nesër nga Gjykata Penale e Tiranës.

26-vjeçari,Indrit Çelaj, ndërroi jetë dje në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon.

Djemtë e Kusit, të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi dhe 4 persona të tjerë.

Shtuar më 24/08/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori