Vrasja e gjyqtarit, tre pista hetimi
Grupi hetimor ka nisur hetimet në tre pista, për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skendilajd Konomi, që ndodhi të premten në qytetin e Vlorës. Ekspertët e antiterrorit dhe të antieksplozivëve kryen veprimet e para hetimore për vrasjen e gjyqtarit.

Më pas edhe dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit kryen një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Brime nga grupi hetimor thanë se “Konomi udhëtonte prej tre ditësh në Drejtim të Durrësit, ku po merrej me çështjen e pronësisë, për një sipërfaqe të konsiderueshme toke, për të cilën familja Konomi dhe disa familje të tjera kishin ngritur të drejtën e pronësisë dhe që familja Konomi e kishte fituar së fundmi, në gjykatën e Lartë”, shkruan e përditshmja MAPO.

Dyshimi i parë është një atentat për shkak të detyrës dhe grupi hetimor kërkoi të gjitha dosjet e Gjykatës së Vlorës, që kishte gjykuar Konomi.

Pista e dytë e hetimit është çështja e pronësisë, pasi Konomi ishte përfshirë direkt në një betejë gjyqësore për 40 ha tokë në Hamallaj, si dhe udhëtonte shpesh drejt Durrësit për këtë çëshje.

Pista e tretë është ajo e s çështjeve personale. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2011, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori