Vrasja e gjyqtarit, 100 mijë euro shpërblim për informatorët
Skerdilajd Konomi
Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ofron një shpërblim prej 100 mijë eurosh për atë qqë ndihmon në zbardhjen e autorit/ëve të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në njoftimin shpërndarë mediave, policia e Vlorës bën me dije se, për Për dhënien e informacionit Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë vë në dispozicion numrat e telefonit:

069 41 02 355
069 41 05 397

Uniformat blu të qytetit, garantojnë anonimat të plotë për këdo që sjell informacione lidhur me ngjarjen.

Edhe Partia Socialiste ka reaguar për atentatin vdekjeprurës ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë. Nëpërmjet një deklarata zyrtare PS shprehet se,i ofron ngushëllimet e saj familjarëve. /aleu.com/
Shtuar më 09/09/2011, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori