Vrasja e efektivit të policisë, miku i të ndjerit: U vra nga gjëja e tij më e shtrenjtë
Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ku një djalë 7-vjeçar qëlloi për vdekje babanë e tij teksa luante bilardo.
Efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri u vra aksidentalisht nga i biri, i cili i ka marrë
armën e shërbimit dhe ka qëlluar . Ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Efektivi në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej jashtë shërbimit por ka pasur me vete
armën e zjarrit.
Në një lidhje për "Shqipëria live",
miku i viktimës, Gert
Zeneli, i cili tha se është “një
humbje e madhe për të gjithë”.
“Është një
humbje e madhe për ne. Ka qenë një djalë shembullor, i punës, i familjes dhe i shoqërisë”, tha
Zeneli.
Ky i fundit shtoi se është e dhimbshme, “është vrarë nga gjëja më e shtrenjtë, gjaku i vet”.
“Është diçka shumë absurde. Nuk kishim as tre javë që ishim takuar me Rolandin”, tha
miku i të ndjerit.
Shtuar më 21/12/2020,
ora 13:27