Vrasja e arkëtares, kamerat filmojnë vrasësin
Roja i bankës që mbeti i plagosur dy ditë më parë nga një tentativë grabitje në kryeqytet ndodhet jashte rrezikut për jetën. Skënder Elmazi tashmë ndodhet në një nga dhomat e Spitalit Ushtarak në kushte më të mira shëndetësore ndërsa kujton minutat e kësaj ngjarje.


Në një intervistë për Gazetën Shqiptare ai shprehet se e vetmja gjë që mbante mend ishin krismat e pistoletës dhe më pas kishte rënë në tokë.“Nuk mbaj mend gjë nga ngjarja. Vetëm dëgjova krismat dhe u shtriva në tokë nga plaga. Jam goditur dy herë, një herë kur ka hyrë grabitësi dhe një herë kur ka dalë”, – rrëfen Elmazi.

Ndërsa policia po heton mbi imazhet e kapura nga një kamera e sigurisë që ndodhet vetëm pak metra larg filialit të bankës, ku dallohet qartë personi, i cili dyshohet se ka tentuar të grabisë bankën. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori