Vrasësi shqiptar rikthehet në Belgjikë, mediat ngrenë alarmin
Pëlqej
Vrasësi shqiptar Erjon S. është rikthyer në Belgjikë pasi vrau në mënyrë mizore një prostitutë në Itali.

Itali ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm por në vend që të jetonte në një burg italian, ai ka jetuar me identitet të rremë në Belgjikë për vite me rradhë.

Pas zbulimit nga autoritetet Erjon S., tani do vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Belgjikë ku krijoi një familje dhe ka tre fëmijë.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil me identitet të rremë. Por, u zbulua nga hetuesit belgë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për t’u përballur me proceset gjyqësore. Tashmë ai është rikthyer në Belgjikë.

“Më shumë se dy vjet pasi vrasësi me jetë të dyfishtë – Erjon S. (39 vjec)- u dorëzua në Itali, ai është kthyer në vendin tonë”, shkruajnë mediat.

Në vitin 2000, Erjon S. së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z. dhe Fatmir V. vranë një prostitutë nga Amerika Jugore.

Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identifikonte autorët e dyshuar. Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S. me 23 vjet burg. Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë. /albeu.com/



























Shtuar më 13/02/2018, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori