Vranët dhe shi, çfarë ka rezervuar moti sot
Territori shqiptar do të jetë në pjesën e parë të ditës me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të theksuara vranësirat priten në zonat malore.

Por gjatë pasdites parashikohet shtim i vranësirave kryesisht në zonat Jugore dhe ato Veriore duke sjell shira në këto zona.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por mesdita sjell rritje duke u luhatur nga 1 gradë C deri 22 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/ h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.
Shtuar më 02/11/2019, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori