Vranësirat pushtojnë vendin, mësoni kur do nisin reshjet
Dita e sotme do të shoqërohet nga reshje të dobëta dhe shtrëngata në formë rrufesh dhe breshër më tëpër gjatë pasdites.

Në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme.


Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 29 °C
në vendet e ulëta: 21 / 30 °C
në vendet malore: 14 / 27 °C


Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Shtuar më 24/06/2019, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori