Vranësira në gjithë vendin, si pritet të nisë java
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin një mot të vranët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 10ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 17ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperendimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 11ºC.

Shtuar më 09/03/2020, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori