“E rrahu”, të bërtitura dhe goditje, del VIDEO e dhunës ndaj policit në Tiranë, 7 persona e godasin me shkopinj bejsbolli

Një punonjës policie dhe i afërmi i tij u dhunuan me shkopinj bejsbolli, shqelma e grushte në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 2 shtator.

Polici E.Fana, dhe i afërmi i tij janë sulmuar dhe dhunuar me shkopinj bejsbolli nga të paktën 7 persona, të cilët i kanë bërë pritë efektivit të policisë, i cili po lëvizte me automjet.

Në një video të bërë publik, ndonëse pamja nuk është e qartë dëgjohen të bërtiturat e personave që po dhunohen si dhe goditjet e shumta. Video me sa duket është filmuar nga banorët.

Si ndodhi ngjarja

Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopinj bejsbolli drejt xhamave te makinës.

Edhe pse tenton të largohet dhe të mbrohet, efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar.

Efektivi dhe i afërmi i tij kanë tentuar vetëm të mbrohen nga agresorët. Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe te banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë, por kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes kur janë larguar autorët e sulmit.

Dy personat kanë marrë dëmtime të rënda pasi ndaj tyre është ushtruar dhunë barbare. Policia në deklaratë tha që në vendngjarje është gjetur edhe arma e shërbimit të efektivit.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar 29-vjeçari Blerim Bulica, ndërsa në kërkim mbeten shtetasit Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Raportohet se pas arrestimit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

/albeu.com/


Shtuar 3.09.2023 13:27