Vranë dy ushtarakë shqiptarë, Dule kundër hetimeve ndaj terroristëve të MAVI-t
Vangjel Dule është shqetësuar nga rihapja e hetimeve për masakrën e Peshkëpisë, ku një grup terroristësh grekë nga organizata MAVI sulmuan një repart ushtarak të Shqipërisë në Peshkëpi duke marrë peng ushtarët, ndërsa vranë edhe dy ushtarakë, njëri prej tyre oficer.

Sipas Dules, rihapja e hetimeve për këtë masakër ku ndër të tjerë akuzohen edhe Harallamb Papa dhe Fredi Beleri është prej metodave të SHIK-ut të viteve '90.

“Përmbajtja, forma si edhe metodat e përdorura na sjellin të gjithëve ndërmend Dosjen famëkeqe ”Lotus” të frymëzimit Gazidede të vitit 1994, pogromin hetimor të qindra pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek dhe Gjyqin-farsë ndaj pesë liderëve të OMONOIAS”- tha Dule.

Në 10 prill 1994, shtatë persona të armatosur, mes tyre Fredi Beleri dhe Harallamb Papa hynë në territorin shqiptar nga Greqia duke marrë peng 130 ushtarakë të Repartit të Peshkëpisë. Gjatë këtij veprimi ata vranë edhe dy ushtarakë, oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

Më pas ata morën peng edhe një oficer të SHIK duke e lënë të lirë disa qindra metra më tej duke marë me vete edhe disa automatikë dhe fishekë. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori