Gazetarët afganë që po strehohen në Kosovë fillojnë kursin e gjuhës shqipe

Gazetarët afganë që po strehohen në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker Sangi, Nimatullah Gholami, Rafiullah Nikzad dhe Nadia Gulabzada, sot kanë filluar vijimin e kursit të gjuhës shqipe.

Sipas njoftimit të AGK’së, ata fillimisht do të mësojnë elementet bazike të Gjuhës Shqipe, ku do të mbajnë çdo javë nga dy orë.

“Kursi është pjesë e programit Journalists in Residence – Kosovo, dhe qëllim ka integrimin e kolegëve afganë në Kosovë. Gazetarët fillimisht do të mësojnë elementet bazike të Gjuhës Shqipe, ku do të mbajnë çdo javë nga dy orë. Kursi mundësohet nga organizata humanitare JRS Kosovo, njëherësh e cila në baza mujore u siguron pako ushqimore dhe higjienike gazetarëve ukrainas dhe afganë”, thuhet në njoftim.


Shtuar 28.02.2023 14:24