Votoi "keq" Elvana Gjatën, Rita Petro: Të ngrihet një juri tjetër
Festivali i 58-të i këngës në RTSH është shoqëruar me shumë polemika sa i takon fitueses. Ditën e djeshme shkrimtarja Rita Petro dhe muzikologia Mikaela Minga ishin në qendër të vëmendjes pasi u diskutua shumë për pikët e ulëta që i kishin dhënë Elvanës. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, shkrimtarja Rita Petro, anëtare e jurisë në festivalin e RTSH-së u shpreh se votimi ishte teknikisht i pastër dhe shumë i sinqertë.

“Fillimisht kur na thirrën do bëheni pjesë e festivalit, nga drejtori i RTSH-së thashë pse jo, u ndjeva shumë e vlerësuar”, tregoi Petro. Shkrimtarja u shpreh se në asnjë moment emri i Elvanës nuk është zënë nga anëtarët e jurisë dhe i asnjërit këngëtar.

“Gjithë kohës që kemi qenë në koncert bisedat ishin te kënaqësia e spektaktlit, duke dëgjuar këngët harroja që isha pjesë e jurisë, edhe anëtarët e tjerë merrnin kënaqësinë e këngëve. Nuk është diskutuar se cilat janë preferencat e secilit prej nesh, këtë e them me kompetencë. Nuk u bë llogari. Emri i Elvanës as nuk është zënë ndonjëherë as nga anëtarët e jurisë; edhe kur na mblodhën në dhomë (për të votuar) nuk është zënë në gojë as emri i Elvanës as i asnjërit këngëtar”, rrëfeu Petro.

“Nuk ishim ne që ju thamë na merrni në juri, na thirrën e pranuam u ndjemë të nderuar, duhet një reagim publik institucional, i organizatorëve, çdo gjë është bërë në rregull. Na vjen keq që na ndanë juria shqiptare e huaj, të bësh ndarjen juria shqiptare nuk janë të zotët, të korruptuar e kam ndjerë veten të fyer. Deri për Eurovizion ka kohë që të analizohen faktet, të hetohet, të ngrihet një juri tjetër", u shpreh Petro.

Shtuar më 24/12/2019, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori