Votën ose tek shtëpia! Dibranët reagojnë pas "bombave" të "BILD" (FOTO LAJM)

16 përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane "Bild" kishin të bënin me zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër. Në përgjime ishin përfshire një numër i madh funksionarësh të lartë të PS, deputetë, si edhe vetë kryeministri Rama.

Pas përgjimeve ka patur mjaft reagime edhe nga dibranë apo faqe që lidhen me Dibrën duke bërë ironi në një farë mënyrë për atë që ka ndodhurzonën e tyre.

Faqja "Welcome to Peshkopia" ka reaguar duke thënë se nuk mund ta konceptonte që Damian Gjiknuri të bënte të fortin në Dibër, kurse një përdorues tjetër shkruan se ndjehën të turpëruar për atë që ka ndodhur. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori