Vorpsi dhe Xhafellari gati për detyrën, kush do qëndrojë në Kushtetuese
Një ditë pas betimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paraqitur sot në punë.

Ora 7:56 mbërrin Arta Vorpsi, e cila u "betua" para noteres, duke shmangur Presidentin.

Rreth 10 minuta më vonë, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur anëtarja tjetër e dekretuar nga Kreu i Shtetit, Marsida Xhaferllari.

Vorpsi dhe Xhaferllari janë të dyja për një vend vakant në Kushtetuese, duke sjellë një debat mes institucionit të Presidentit dhe Kuvendit.

Dje u betuan tek Presidenti Elsa Toska, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” shkruan Meta, në facebook.


Shtuar më 15/11/2019, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori