Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, i ëhstë drejtuar sot qytetarëve të Kosovës me një deklaratë në të cilën shpjegohet për arsyen e daljes së rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë . në këtë datë thuhet:
Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhje e shoh të nevojshme të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi
zgjedhor është në fazë të rëndësishme të tij dhe se aktualisht si institucion jemi duke zbatuar vendimin e Panelit
Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.
Në këtë fazë, e shoh të nevojshme që të jap këtë mesazh për të gjitha palët që janë pjesë e
procesit si dhe duke ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e
procesit që po zhvillohet në Qendrën e
Numërimit dhe
Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së
Numërimit dhe
Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë
procesit demokratik.
Gjithashtu, u bëj me dije se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së
Numërimit dhe
Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin.
Zyrtarët e
numërimit duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë, të papenguar dhe profesionale.
Çdo ndërhyrje në punën e zyrtarëve të
numërimit vështirëson dhe ngadalëson procesin për certifikimin e
rezultateve përfundimtare si dhe detyron KQZ-në të marrë masa ndaj personave që nuk respektojnë rregullat për vëzhgim.
Çdo palë e cila ka vërejtje për administrimin e
numërimit në QNR mund të bëjë ankesë në PZAP, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është i qartë në këtë drejtim: “Ankesat lidhur me administrimin e
numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda 24 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”.
Unë mirëkuptoj vërejtjet për kohëzgjatjen e
procesit zgjedhor, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për obligim ligjor që të zbatojë vendimet e institucioneve gjyqësore dhe të gjithëve na takon që të kujdesemi për këtë proces
zgjedhor që të gjithë e vlerësuan si një nga proceset më të mira në historinë e zgjedhjeve të vendit tonë.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 14:00