Voltana Ademi përplaset me policinë: "Hiqi duart! Mos më prek" (VIDEO)
Voltana Ademi është përplasur me policinë në KZAZ-në numër 3 pasi kërkon lirimin e ambienteve. Ajo ka paditur Policinë e Shkodër për shkelje të ligjit pasi sipas saj nuk ka një dokument zyrtar që shkolla është kthyer në KZAZ.

Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë është përplasur me policinë në këtë qendër votimi pasi kërkon lirimin e ambienteve të shkollës. Ajo theksoi në fjalën e saj se Policia është në shkelje të ligjit pasi nuk i ka dorëzuar një dokument zyrtar bashkisë, që shkolla “Shejnaze Juka është kthyer në KZAZ. Për këtë këtë çështje. Ademi ka paditur Policinë e Shkodrës

Madje kryetarja e bashkisë pati edhe një debat me një polic pasi ky i fundit i kërkonte që të dilte nga shkolla. “Hiqni duart mos më prekni, më tregoni shkresën“, ka deklaruar në momente tensioni kryetarja.

“Mos u vini nën presionin e kriminalitetit. Policia ka hyrë në shkollë pa autorizuar. Në fakt më mori Lorenc Meta në telefon shefi i komisariatit dhe më tha të lutem mos kemi konflikte. I thashë të lutem mos bëni atë që nuk bëhet se nuk mund t’i vemë njerëzit në konflikt. I kërkova shkresë se çfarë po bëhet në këtë shkollë. Ne kemi edhe polici të inkriminuar, unë nuk e di se kush janë njerëzit që futen këtu. Unë dua që çdo gjë të bëhet ligjërisht. Ne duam një dokument një shkresë për të koordinuar të gjithë njerëzit. Ndërhyrja është jo ligjore. Ajo që do të përplaset e para është kryetarja e Bashkisë. Unë pata një përballje me Policinë e Shtetit për të hyrë edhe këtu ku jam. Sigurisht pamjet do t’i merrni dhe është e paimagjinueshme të uzurposh institucionet shtetërore në një grusht. Kështu nuk ka vendim që këtu është një KZAZ. Asgjë më tepër nuk kërkoj, një dokument që të shikoj për çfarë do të përdoret kjo shkollë Nuk është djegur klasa, janë djegur materialet zgjedhore. “, u shpreh Voltana Ademi gjatë një deklarate për mediet.

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin. Kjo ka sjellë përplasjen mes policisë dhe zyrtarëve të PD në Shkodër.


DEBATI:

Ademi: Unë kam nevojë për një shkresë. E ka të inçizuar çdo gjë. Unë kam të drejtë të hyj në shkollë. Më kanë prekur me dorë. Unë këtë nuk e toleroj. A ke mundësi me mos më prekësh.

Polici: Unë respektoj ligjin.

Ademi: Ma jep letrën dhe unë jashtë. Unë nuk të prek me dorë. Ti nuk mundesh që të më mbyllësh derën.

Polici: Unë po mbroj institucionin.

Ademi: Kush je ti? Më thuaj emrin. A ka mundësi të veproni me shkresë ju lutem. Hajde dalim të gjithë bashkë dhe të mbyllim derën. Po dhunoni institucionin.

Polici: Po respektoj ligjin.

Ademi: Ku është shkresa.
Shtuar më 21/06/2019, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori