Voltana Ademi paralajmëron: Po godasim të gjithë procesin
Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim që të shpallë jokushtetues të gjithë procesin e zgjedhjeve në 30 qershor.

“Është hera e parë që një subjekt të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të bërë një kërkesë për konstatimin jokushtetues të procesit. Ky vendim bëhet duke u mbështetur në fakte. Por dhe duke marrë indicje nga rastet e denoncuara nga ndërkombëtarët dhe vëzhguesit e ODIHR. Ne nuk bëmë kërkesë për të goditur një akt por gjithë procesin. Fati e deshi që kishim mbështetjen e Reeker (Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit)”, tha Ademi në emisionin 'Java' në RTSH.
Shtuar më 19/07/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori