Voltana Ademi: Situata është shumë e rëndë, nuk e di nëse do e le postin
Voltana Ademi dhe kryebashkiakët e tjerë u takuan sot në ambjentet e selisë blu me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ajo është shprehur se është ende herë për të vendosur nëse do të duhet apo jo të lërë postin e kryebashkiakes.

"Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar. Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës politike, por edhe të njerëzve. Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet", tha Ademi.

Voltana Ademi tha se situata është shumë e rëndë, ndaj duhet reagim i gjithë njerëzve.

"Situata është shumë e rëndë, e rëndë për të gjithë popullin dhe në këtë kontekst politikisht, por bashkë me gjithë njerëzit do të duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur", u shpreh Ademi.


Shtuar më 02/07/2019, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori