"Vol-Vo 4"/ Kush janë 10 të arrestuarit që u lanë të lirë nga Krimet e Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda pasi ka shqyrtuar dosjet e mega operacionit “Vol-Vo 4” ka vendosur që të lirojë 10 nga 34 të arrestuarit.

Seanca për këtë dosje ka zgjatur më shumë se 8 orë dhe Krimet e Rënda kanë dhënë masat “Detyrim paraqitje” për Mimoza Ndokën dhe Marjeta Perskura, si dhe “Arrest shtëpie” për Bledar Koçin, Lule Zenelin, Luigj Palokën, Kol Lleshin, Zef Ndokën, Vasil Nikën, Genc Zenelin dhe Vlash Gazullin.

Ndërkohë, janë lënë në burg, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Fatos Llaftiu, Hajri Seferi, Petro Kuci, Ilirjan Prifti, Elton Shehaj, Armand Spiro, Astrit Balliu, alias Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Saimir Sulejmani, Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, Elis Bahushi, Elis Guri, Artur Balla, Ardit Gjyriqi, Jasin Abdul, Zef Lazrin dhe dy ish-deputetët e PS. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori