Vokshi: Rama ka për t'a paguar keq çdo akt dhune ndaj femrave
Si pasojë e tensioneve të protestuesve janë dërguar urgjentisht në Spitalin e Traumës, dy të plagosur gjatë protestimit kundrejt KZAZ në Dibër dhe Shkodër.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshie cila shprehet se të gjitha aktet e dhunës nga policia po vijnë pasi Rama kërkon të mbajë karrigen e tij.

Vokshi: Gjendja e tij është kritike po mbahet në vrojtim nga ana e mjekëve. Edhe vëllai i kreut të PD-së në Mat ka dëmtime të mëdha në kokë, të vjella dhe dhimbje. Do të jetë në vrojtim intensiv të mjekëve. Është goditur në mënyrë çnjerëzore me shkop, se di nëse është shkop gome apo mjet tjetër.

Vokshi foli për shumë të shoqëruar në polici, mes tyre dhe gra politikane.

Vokshi: Ka shumë të shoqëruar në polici. Për të ruajtur karrigen e tij, Rama po arreston dhe gra politikane si Dhurata Çupin dhe kryetaren e Forumit Rinor. Rama duhet të dijë se do të paguajë çdo akt dhunë ndaj grave shqiptare dhe gjithë shqiptare. Mënyra si është përdorur sot gazi është kriminale.

Lidhur me paralajmërimin e Ministrit të Brendshëm Lleshaj se do të shkrijë policitë bashkiake, Vokshi pati këtë përgjigje:

Vokshi: Policia bashkiake është në kompetencë të bashkive as të Lleshaj, as Ramës. Nuk mund të shkrijë opozitën. Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë, nuk ka datë zgjedhjesh. Edi Rama të tërhiqet nga dhuna sepse do ta paguajë deri më një.


Shtuar më 19/06/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori