Vodhi pacientin me COVID-19, lihet në burg infermierja
Infermierja e cila akuzohet se vodhi një pacient me covid-19 është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Kjo e fundit, ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e Infektivit Ronida Hysin. 30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

E reja e cila punonte në spitalin Infektiv u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 80 mijë lekë të reja një të infektuar me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavijonin ku ajo shërbente.

E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo kishte dy muaj që kishte filluar punë tek Infektivi, ndërsa më parë punonte në spitalin e Durrësit.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektivit ku dhe ndërroi jetë.

I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja. Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop” ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes.

Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.

Ronida Hysi është e divorcuar dhe ka një djalë dyvjeçar.

Shtuar më 28/01/2021, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori