Vodhi 530 milion dollarë, çfarë thonë fqinjët për hakerin shqiptar që tmerroi SHBA-në
Pëlqej
Një shqiptar i cili ishte bërë tmerri krimeve kibernetike në SHBa, ka përfunduar në pranga.

Ai u arrestua në Tiranë, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, për shkak se shiste të dhënat e kartave të kreditit duke u shkaktuar miliona dollarë humbje konsumatorëve.

25-vjeçari Aldo Ymeraj jetonte me nënën e tij në Fier. Ai kishte studiuar për pikturë dhe nuk njihej shumë në qytet.

Banorët e lagjes “Konferenca e Pezës” në Fier, Aldo Ymerajn thuajse nuk e njohin.

Përkundër kësaj, emri i 25-vjeçarit fierak ndodhet në mes 36 personave nga vende të ndryshme të botës të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike. Ndaj ata pak fqinj, jashtë kamerave thonë ishte djalë i urtë.

Nga policia e Fierit tregojnë se 25-vjeçari u arrestua në kryeqytet. Ai jetonte kohët e fundit mes Fierit, Tiranës dhe Vlorës. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori