Vodhën tendera?! Ç'ndodhi sot në zyrat e OSHEE
Ish-drejtori i Prokurimeve në OSHEE Erlis Bushati është arrestuar ndërkohë që është shpallurkërkim një tjetër zyrtare e këtij institucioni.

Mësohet se zyrtarja që është shpallurkërkim është ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Albana Ferraj.

Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK, pas një hetimi që ka zgjatur për disa muaj.

Mësohet se Erlis Bushati dhe Albana Ferraj akuzohen për korrupsion, por ende nuk është specifikuar rasti ku ata kanë qenë të përfshirë.

GJKKO ndërkohë ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë edhe për dy punonjës të tjerë të OSHEE, ndërsa për Bushatin dhe Ferrajn është dhënë masa e arrestit me burg.

Dyshimet janë se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shkelur ligjin, duke cënuar barazinë e kompanive në tendera.
Shtuar më 20/10/2020, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori