Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin "Liqeni", në kuadër të parandalimit të
vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e
vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e ndalimin e autorëve.
Zbardhen gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në
zonën e
liqenit të
Farkës.
Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.
Sekuestrohet mjet, pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.
Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të
vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e
vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i
shtetasit:
- A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e
shtetasit:
- K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Dy
shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të
vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në
zonën e
liqenit të
Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.
Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të
vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6
vjedhjeve të kryera më parë në automjete në
zonën e
liqenit të
Farkës, konkretisht:
- Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin
shtetasit P. Ll.;
- Më datë 17.09.2019,
shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në
zonën liqenit të
Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;
- Më datë 15.08.2019,
shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në
zonën e
liqenit të
Farkës portofolin;
- Më datë 16.08.2019,
shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në
zonën e
liqenit të
Farkës një çantë;
- Më datë 30.08.2019,
shtetasit D. S., në
zonën e
liqenit të
Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;
- Më datë 09.07.2019,
shtetasit S. T., në
zonën e
liqenit të
Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Shtuar më 18/09/2019,
ora 11:26