Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milion lekë, kapen dy vëllezërit në mes të Tiranës
Dy vëllezër në Tiranë janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhjen e një bizhuterie në Tiranë me vlerë 8 milion lekë të vjetra.

U arrestuan dy vëllezërit Arlind Spahija, 27 vjeç dhe Arvid Spahija, 29 vjeç), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të v jedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë v jedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të i mplikuar këta shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrèthit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 01/12/2020, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori