"Vodhe vota mes Tiranës", analisti akuzon publikisht Nokën
Gazetari dhe analisti Shpëtim Nazarko ka pasur një përplasje me demokratin Flamur Noka në News24.

Nazarko e akuzoi Nokwn se kishte vjedhur vota në mes të Tiranës, në vitin 2011-të, në zgjedhjet vendore kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar bashkie duke i zënë vendin Edi Ramës.

Nazarko: Ke vjedhur vota në mes të Tiranës në 2011, ke gojë dhe flet. Me zë dhe me figurë i ke, se ke qene edhe ministër i Brendshëm ti. Popullin budalla e dini ju. Populli s’ka ç’bën se s’ka shpresë dhe tek PS ndaj po ikin nga sytë këmbët njerëzit.

Noka: Në 2011 është numëruar vota live, ka qëndruar aty edhe ambasadori i SHBA, Arvizu bashkë me stafin e tij. Ka pasur vlerësim ai proces. Në 2011 u shenjtërua vota e çdo shqiptari. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori