EMRI/ I shpallur në kërkim dhe i dënuar me mbi 4 vite burg, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

Petrit Kamberi, 54 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës.

54-vjeçari ishte shpallur në kërkim  pasi  Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas njoftimit të policisë, në  vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 09:57