VMRO përjashton 7 deputetët që votuan për të ardhmen, vuloset fitorja e Zaevit
Qeveria e Maqedonisë ka miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut me tetë vota të deputetëve të opozitës.

Pas votimit të djeshëm, VMRO DPMNE ka zhvilluar një mbledhje urgjente ku edhe ka vendosur përjashtimin e shtatë deputetëve të saj: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska. Pjesë e votës pro ishte edhe Zeqir Rançilloviq, i cili ishte pjesë e koalicionit.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, u shpreh se deputetëtvotuan pro kanë zhgënjyer qytetarët dhe partinë me votën e tyre.

"Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votoheneshin këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj." tha ai.

E megjithatë kjo është një sinjal i mirë pasi deputetët e përjashtuar tashmë janë të lirë dhe do të votojnë hapat e ardhshëm pa asnjë mëdyshje.
Shtuar më 20/10/2018, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori