VLORË/ Kapen 20 kg marijuanë në makinën me targa gjermane
Policia e Vlorës ka kapur një sasi prej 20 kilogramë marijuanë në port.

Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të automjetit tip Benz me targa gjermane.

Automjeti po tentonte që të futej në portin e Vlorës dhe të kalonte në drejtim të Italisë.

Nga kontrolli rutinë i automjetit efektivët, nuk e kanë zbuluar drogën. Sasia e lëndës narkotike u evidentua nga skaneri i automjeteve.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjere femra që ndodheshin me të.
Shtuar më 30/08/2019, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori