VLORE/ Iu ça gomonia, shpëtohen nga mbytja 4 persona
Mbrëmjen e sotme (1 shtator) rreth orës 21:00 në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë një mjet lundrues me flamur shqiptar ka lëshuar alarmin “Sos”.

Mësohet se mjeti lundrues ishte çarë, ndërsa në bord ndodheshin 4 persona.

Policia Kufitare e Vlorës dërgoi një ekuipazh për evakuuimin e 4 personave dhe tashmë janë transportuar në portin e qytetit.


Shtuar më 02/09/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori