Vlorë, i ngacmoi të dashurën, plagoset 18 vjeçari
Një person ka mbetur i plagosur rëndë në qytetin e Vlorës pas sherrit për një femër. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës sherri për një femër për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një të riu nga Ura Vajgurore e Beratit, student në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës.

Sipas këtyre burimeve 18-vjeçari A.G. është plagosur me thikë nga një tjetër moshatar, i cili pas zënkes me fjalë e ka goditur atë me thikë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, në afërsi të lokalit "Flamengo". Mësohet se plagosuri ka debatuar ashpër me bashkëmoshatarin e tij, Edison Shabani nga Saranda, student në Vlorë.

Pas fjalëve sherri ka dëgjeneruar në përplasje fizike dhe me vonë Shabani ka goditur me thikë shokun e tij duke e plagosur rëndë, ndërkohë që riu është dërguar urgjentisht në spital.

Pas marrjes së informacionit në vendngjarje ka shkuar policia e këtij qyteti e cila është vënë në ndjekje të autorit, i cili u kap në vendin e quajtur "Posta e Çoles".
Edison Shabani akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe "mbajtje pa leje të armëve të ftohta". /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori