Vlorë, ekzekutohet ish-kampioni kombëtar i bilardos
Një 31 vjeçar është ekzekutuar gjatë natës së kaluar në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ish-kampioni kombëtar i bilardos, Fatos Bani u qëllua në makinë nga shoku i tij, Juxhin Dauti i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në afërsi të godinës së repartit të zjarrfikësve. Ai është transportuar me shpejtësi për në spitalin e këtij qyteti ku i është nënshtruar edhe një operacioni i cili nuk rezultoi i suksesshëm pasi tre plumbat e marrë në trup i kishin prekur organet jetësore. /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2012, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori