Vlora rezulton vatër e "nxehtë" infeksioni, mbyllet kopshti
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Vlorë i ka vënë çelësin derës së kopshtit numër 5 në qytetin bregdetar, për shkak të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në këtë institucion.

Korespondenti i Panorama bën me dije se në këtë kopësht janë 9 punonjëse, nga të Cilat pesë prej tyre, kanë rezultuar me Covid 19.

Një tjetër punonjëse, e gjashtë, është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Një ditë më parë në Vlorë, u regjistrua një numër i lartë të infektuarish. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, ishin plot 72 persona që kishin rezultuar pozitivë brenda 24 orëve.
Shtuar më 28/01/2021, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori