Probleme me veshkën? Shqiptari bën gjestin human në ndihmë të Thaçit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditën e sotme u dërgua në Klinikën Urologjike të QKUK-së pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur, ndërsa kishte shfaqur problem me veshkën.

Një qytetar nga Kosova, shprehet se ofron vullnetarisht veshkën e tij në rast se i nevojitet presidentit.

Qytetari ka thënë se në qoftë se presidenti Thaçi, e ka veshkën të dëmtuar, ai vullnetarisht do ja ofrojë veshkën e tij.

“Sot e dëgjova se presidenti ka shkuar ne QKUK per kontroll ne veshk si rezultat ka pasur gur po ne qof se veshken e ka te domtuar un vullnetarisht ja dedikoj kti njeriu qe e meriton tija jap pa fije dyshimi ke une ka rezerven kur te ket nevoj po dhasht zoti dota kalon pa fije problemi”, ka shkruar ai.

Presidenti Hashim Thaçi pas disa problemeve shëndetësore ka përfunduar në QKUK ku është duke marrë trajtim mjekësor.

Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, ndërsa pas tyre ai ë rikthyer në banesën e tij.


Shtuar 20.04.2020 13:57